Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Pas protestës përpara Kryeministrisë, mbështetësit e PD-së u mblodhën përpara Kuvendit.

I pranishëm ishte edhe lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili ndoqi nga afër përplasjet e protestuesve me forcat e policisë.

Pas shpërndarjes së tyre, Berisha shkoi në selinë e PD.

Protestuesit hodhën molotovë drejt policisë, me këtë të fundit që iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Një prej protestuesve shfaqet i lënduar, teksa më pas transportohet me urgjencë për në spital.

The post Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital appeared first on GIJOTINA.