Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës së Kryeministrisë me hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së kreut të qeverisë.

Pas këtij momenti drejt protestuesve është hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit janë drejtuar drejt ambienteve të Kuvendit.

Sakaq, kryedemokrati Berisha është parë i pajisur me maskë kundragaz dhe së bashku me simpatizantët e PD i janë drejtuar në këmbë ambienteve para Parlamentit.

gijotina.com/

The post Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit appeared first on GIJOTINA.