Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë.

Salianji shihet tejet i distancuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe nga kupola drejtuese e PD-së dhe nën shoqërinë e disa të rinjve.

Kujtojmë se Salianji ka marrë pjesë në të gjitha protestat Kombëtare të thirrura nga PD, pavarësisht se linja e tij politike nuk përputhet me atë të Berishës.

gijotina.com/

The post Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh appeared first on GIJOTINA.