Një person është shpallur në kërkim si autori i vrasjes së Igli Pashollarit, 32 vjeç, i cili është personi në foton më lart. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve në një lokal pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe lokalin ku ka ndodhur vrasja. Pashollari është raportuar si pjesë e grupit të Shullazit dhe njihet si person me precedent penalë. Në 2017 ishte arrestuar për drogë.
Vrasja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.
The post Ky është 32-vjeçari që u vra me thikë në një lokal në Tiranë appeared first on Lapsi.al.