Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në një bar kafe te rruga Kongresi i Lushnjës, rek zona e ish Parkut në “21 Dhjetori”, raporton noa.al.

Viktima është Egli Pashollari, 32 vjeç me banim në Tiranë.

Krimi ndodhi në një lokal kur në rrethana të paqarta, Pashollari u qëllua me një thikë duke i marrë jetën, pasi u përfshi në një konflikt me disa persona brenda lokalit.

Hetimet e para sugjerojnë se viktima ishte anëtar i asaj që njihet si banda e Emiljano Shullazit.

Në vitin 2020, Egli Pashollari në funksionin e gardistit të Gardës së Republikës, tentoi të fusë pije alkoolike në qelinë e Emiljano Shullazit.

Në vitin 2017 kur ishte 23 vjeç, Egli Pashollari ishte arrestuar nga policia e Tiranës pasi u gjet me drogë.
gijotina.com/

The post Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI) appeared first on GIJOTINA.