Pinë mbidozë medikamentesh, përfundojnë në spital një 15-vjeçare dhe një 38-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar.

Policia e Tiranës raporton se ato kanë shkuar tek pavioni i Toksikologjisë për ndihmë mjekësore dhe të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar.

Të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Pinë mbidozë medikamentesh, përfundojnë në spital një 15-vjeçare dhe një 38-vjeçare appeared first on GIJOTINA.