Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njera-tjetrën rreth orës 01:20. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve humbi jetën një 48-vjeçar, shoferi i një prej automjeteve.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.