Një person konfliktohet me dy venezueliane në Fier, policia nis hetimin

Dy shtetase venezueliane janë konfliktuar pasditen e sotme me një qytetar fierak. Pas zënkës, ai i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”. Sipas informacioneve, konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Shtetaset venezueliane kanë kërkuar ndihmën e policisë. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë për të sqaruar rrethanat e rastit.

The post Një person konfliktohet me dy venezueliane në Fier, policia nis hetimin appeared first on Lapsi.al.