Aksident në rrugën Pogradec-Korçë, këmbësori i plagosur dërgohet në spital 

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Pogradec–Korçë, pranë fshatit Starovë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:30 një automjet ka përplasur një këmbësor. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pritet të merret në pyetje drejtuesi i mjetit. Policia vijon hetimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në rrugën Pogradec-Korçë, këmbësori i plagosur dërgohet në spital  appeared first on Lapsi.al.