Rama përplaset me qytetarë pas daljes nga mbledhja në Durrës

Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorët në Durrës për projektin TID. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama teksa ka dalë nga ambientet e bashkisë Durrës është përballur me protestën e qytetarëve kundër këtij projekti.

“O hajdut” i thirrën banorët Ramës.

“Çfarë qytetarësh, ju jeni partia demokratike, këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam… “, tha Rama .

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID.

The post Rama përplaset me qytetarë pas daljes nga mbledhja në Durrës appeared first on Lapsi.al.