U vetëplagos në hotel në Sauk, mësohet identiteti i 18-vjeçares

Emri i 18-vjeçares së plagosur në Tiranë është zbuluar. Mësohet se e reja është identifikuar si Natalia Murati.

Ajo ndodhej në hotel në Sauk bashkë me partnerin e saj teksa ka qëlluar veten me armë zjarri në kraharor.

Ndërkohë që në spital është çuar nga punonjësit e hotelit, nga të cilët dy janë arrestuar dhe tre janë shpallur në kërkim. Këta persona kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar policinë për plagosjen.

The post U vetëplagos në hotel në Sauk, mësohet identiteti i 18-vjeçares appeared first on Lapsi.al.