Gjendet një vajzë e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit të Ekonomisë

Një plagosje ka ndodhur gjatë natës në zonën e Faktultetit të Ekonomisë në Tiranë. Mësohet se në orët e para të mëngjesit një vajzë është gjetur i plagosur me armë zjarri.

Pasi u gjet nga kalimtarët, e reja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që bëhet me dije se policia ka nisur hetimet për të zbardhur plagosjen.

The post Gjendet një vajzë e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit të Ekonomisë appeared first on Lapsi.al.