Gjendet e plagosur me armë zjarri një vajzë në Tiranë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit –

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur gjatë natës në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonë n e Saukut.

Raportohet se e reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit.

Ende nuk dihet identiteti i vajzë,s por mësohet se ajo është studente.

Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.