Këlliçi në SHBA, policia e procedon për protestën! Deputeti ironizon Prodën: Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh…

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi  ka reaguar lidhur me protestën  e organizuar  një ditë më parë para ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa thekson se është proceduar nga Policia e Shtetit dhe marrë nën hetim për organizimin e protestës dhe udhëheqjen e përplasjes me efektivët.

Këlliçi sqaron se këtë lajm e ka marrë vesh ndërsa ishte në një takim në Miçigan, me Robert Lulgjuraj në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza”.

Sipas Këlliçit, kjo dëshmon tragetin politik që e ka gati, “shërbëtori i bandave” Ilir Proda.

Reagimi 

Ndërkohë që takoja mikun tim Robert Lulgjuraj në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Miçigan, prokurorin shqiptaro-amerikan që garon për në Kongresin e SHBA nën rradhët e Partisë Republikane, mësoj se Policia e Shtetit në Tiranë, e drejtuar nga ushtari i krimit të organizuar Ilir Proda, më paska proçeduar dhe marë nën hetim për organizimin e protestës dhe udhëheqjen e përplasjes me efektivët e rendit!!!

Kjo dëshmon targetin politik që e ka gati narkodrejtuesi dhe shërbëtori i bandave, Proda, i cili pavarësisht se ndodhem jashtë vendit dhe një oqean larg, më bën letrat për prokurori.

I them Prodës dhe shefit të tij, kreut të narkoshtetit Edi Rama, ta ruajë dosjen për protestën e 20 shkurtit, pasi do jem aty, në vijën e parë, bashkë me demokratët dhe qytetarët që nuk pranojnë korrupsionin e krimin si normë, si rregull, si rend.

Krenar për secilin demokrat e qytetar që dje u përball me dhunën e paprecedentë policore dhe i bëj thirrje çdo shqiptari, që më datë 20 shkurt, të dalë në shesh, jo për partitë politike, por për atdheun, për flamurin tonë kombëtar

PS: Përtej banalitetit që prodhon shteti i drejtuar nga Edi Rama, gjej rastin të ftoj çdo shqiptar në shtetin e Miçiganit dhe kudo tjetër, të mbështesë me çdo mundësi Robert Lulgjurajn, në këtë shans historik, që një shqiptar të ulet në Kongresin Amerikan.

The post Këlliçi në SHBA, policia e procedon për protestën! Deputeti ironizon Prodën: Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… appeared first on GIJOTINA.