Conte i tërbuar me arbitrin Manganiello pas eliminimit: “Shko ta shohësh, kokë ka*i”

Antonio Conte nuk e fsheh zemërimin e tij pas humbjes në Kupën e Italisë me Napolin. Një ndeshje, sipas trajnerit të napolitanëve, e vendosur edhe nga disa vendime arbitrare: “Nuk duhet të flasim gjithmonë për arbitrat sepse në çdo ndeshje ka dikë që ankohet. Sigurisht që nuk është një sezon i mirë për arbitrat dhe VAR-in, shpresoj që të gjejnë diçka për ta përmirësuar situatën, sepse po ankohen të gjithë. Ashtu si ne përmirësojmë skuadrat tona, edhe Rocchi duhet të përmirësojë arbitrat dhe VAR-in. Ka shumë ankesa, kjo nuk i bën mirë futbollit”.

Conte ishte nervozuar me skuadrën edhe gjatë ndeshjes për mosdhënien e kartonit të kuq ndaj Jacopo Ramon pas një faulli ndaj Hojlund në kufijtë e zonës. Tekniku pati rezerva të mëdha për vendimet e arbitrit Manganiello, madje në një moment i bërtiti fort: “Shko ta shohësh, kokë ka*i”.

Lexo më tej: E bujshme, Como eliminon Napolin me penallti: do të sfidojë Interin në gjysmëfinale

Dhe për mundësinë e rikthimit në garën për titull, Conte reagoi kështu: “Janë 9 pikë diferencë dhe ju flisni për titull. Inter po ecën fort, janë Milan dhe Juventus. Të jemi seriozë edhe në pyetje dhe në vlerësime, përndryshe bëhet gjithçka qesharake”.

pic.twitter.com/EkiZYHpJwo

— GA7 (@GA7_Official) February 10, 2026

The post Conte i tërbuar me arbitrin Manganiello pas eliminimit: “Shko ta shohësh, kokë ka*i” appeared first on Lapsi.al.