E FUNDIT/ Protestë e dhunshme te parlamenti, plas molotovi marrin flakë policët

Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione. Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë.

Pjesa më e madhe e turmës është përqendruar pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues kanë qëndruar ende pranë Kryeministrisë. Sipas raportimeve, disa deputetë të Partisë Demokratike i janë bashkuar protestuesve.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe autoritetet po monitorojnë zhvillimet në zonë.