Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit.

sh-deputeti Ervin Salianji ka bërë një thirrje publike për protestë përmes rrjeteve sociale, një ditë para tubimit të paralajmëruar nga PD në Tiranë. Në mesazhin e tij, ai nënvizon se pas 13 vitesh opozitë të vështirë, koha për ndryshim ka ardhur.

Salianji fton demokratët dhe “njerëzit e lirë” të mblidhen nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thirrja e tij vjen pavarësisht kritikave që ai ka shprehur hapur me lidershipin e Partisë Demokratike, ku prej muajsh tashmë vijon lëvizjen për reformimin e partisë.
gijotina.com/

The post Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria appeared first on GIJOTINA.