Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Geci është parë të futet në SPAK, ndërsa nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në Prokurori.
Sakaq, kujtojmë se emri i tij doli pak kohë më parë në dosjen e Belinda Ballukut.
Mësohet se biznesmeni ka qëndruar në SPAK vetëm disa minuta dhe më pas ka dalë.
Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ram Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit.
Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.
The post I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK appeared first on GIJOTINA.