Gjykata Kushtetuese rrëzon Ballukun, por Partia Socialiste e Fierit nuk e lëshon: Bela, ty asgjë nuk të ndal!

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për të hequr pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Vendim i qartë, zyrtar dhe i prerë. Por duket se në Fier, vendimet e Kushtetueses janë thjeshtë në letër.

PS dega e qarkut Fier, e drejtuar nga vetë Balluku, reagoi menjëherë me një postim mbështetës ku deklaron se “asgjë s’e ndal”. Me sa duket, as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa drejtësia flet me vendime, partia flet me slogane. Një gjykatë pezullon, një postim motivues çpezullon. E thjeshtë fare.

Ironia? Reagimi vjen nga një strukturë që drejtohet pikërisht nga personi i pezulluar. Vetë-mbështetje institucionale, versioni politik.

Në fund, realiteti mbetet i njëjtë: pezullimi qëndron. Por në rrjete sociale, Balluku rezulton “e pandalshme”. Sepse kur ligji s’të favorizon, gjithmonë ka një status që të ngre moralin.

 

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon Ballukun, por Partia Socialiste e Fierit nuk e lëshon: Bela, ty asgjë nuk të ndal! appeared first on GIJOTINA.