Reshjet e shiut bllokojnë aksin e lëvizjes në zonën e Currilave

Rreshjet e dendura të shiut dhe ato intensitet të ulët e mesatar, kanë përmbytur disa nga rrugët e qytetit të Durrësit. Gjithashtu rrëshqitje të shumta dheu janë regjistruar mesditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, shkarja e sasive të konsiderueshme të dherave nga kodra në zonën e Currilave kanë shkaktuar bllokim të njërit aks të lëvizjes. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, reshjet e dendura të shiut kanë prekur dhe qytete të tjera në vend.

The post Reshjet e shiut bllokojnë aksin e lëvizjes në zonën e Currilave appeared first on Lapsi.al.