Reshjet e dendura të shiut në jug të vendit, konkretisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar dalje nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Mësohet se për pasojë janë përmbytur rrugë periferike, dhe uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë së Himarës.
Bëhet me dije se efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Ndërkohë, situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.
The post Ujërat nga reshjet e dendura në Himarë depërtojnë në ambientet e Policisë appeared first on Lapsi.al.