Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist absolut ishte sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi.

24-vjeçari shënoi gol të jashtëzakonshëm në minuten e 69-të, duke i lënë të shtangur të gjithë. 11 minuta më vonë, Muçi kontriboi me asist te goli i Nwakaeme.

Në segmentin e 20 ndeshjeve me Trabzonspor këtë sezon (Superliga turke dhe Kupë), Ernest Muçi grumbullonë 11 gola dhe 2 asiste, forma më e mirë në karrierë.

Forma e tij e lartë e bën edhe më të diskutueshme mungesën në Kombëtaren shqiptare. Trajneri Silvinjo ka zgjedhur të mos e grumbullojë në ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë vitit 2025 Muçi ka marrë minuta vetëm si zëvendësues ndaj Letonisë. Megjithatë, paraqitjet e tij në Turqi flasin qartë dhe dërgojnë një mesazh të fortë drejt stolit kuqezi.