U kap me mbi 1 kg køkainë, Gjykata italiane urdhëron arrest shtëpiak për shqiptarin

Gjykata e Apelit në Peruxhia ka urdhëruar arrest shtëpiak për 55-vjeçarin shqiptar të arrestuar më 17 janar në Ferro di Cavallo, me 1,085 gramë kokainë.

Vendimi u mor dje (3 shkurt), pas një seance dëgjimore ku mori pjesë avokatja e të dyshuarit, Daniela Paccoi.

Pasi u përpoq të largohej nga karabinierët në Via delle Caravelle, ai hodhi “një qese të madhe që përmbante substancën narkotike” nga dritarja e mjetit “Fiat Panda” të tij, në Via Cristoforo Colombo, informon media italiane.

Ai u ndalua nga patrulla e njësisë pranë supermarketit Eurospin, në zonë, gjatë ndjekjes që rrezikoi edhe efektivët.

The post U kap me mbi 1 kg køkainë, Gjykata italiane urdhëron arrest shtëpiak për shqiptarin appeared first on Lapsi.al.