Arsenal, finalisti i Carabao Cup: Chelsea dorëzohet edhe në kthim, vendos Havertz

Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së parë të Carabao Cup vuri përballë dy skuadrat londineze Arsenal dhe Chelsea. Të fortë nga fitorja 3-2 e marrë në ndeshjen e parë në Stamford Bridge, skuadra e teknikut Arteta e shfrytëzoi në maksimum avantazhin. Në “Emirates” erdhi goli vendimtar i Kai Havertz, i cili firmosi 1-0 në kohën shtesë dhe mbylli përfundimisht llogaritë. Me këtë fitore, Arsenal siguron biletën për në finale dhe tani pret fituesen e çiftit Newcastle – Manchester City (ndeshja e parë 2-0 në transfertë për skuadrën e teknikut Guardiola).

The post Arsenal, finalisti i Carabao Cup: Chelsea dorëzohet edhe në kthim, vendos Havertz appeared first on Lapsi.al.