Kanë dalë detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë ku persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një berberhaneje.
Nga breshëria e plumbave është plagosur një person i identifikuar si Sokol Daci, rreth 30 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal dhe sipas të dhënave që vijnë nga mediat është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet nëse ishte ai shënjestra apo dikush tjetër. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Policia ndodhet atje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. ©LAPSI.al
The post Breshëri plumbash ndaj berberhanes në Lezhë, identifikohet i plagosuri appeared first on Lapsi.al.