VIDEO/ Qytetarët e revoltuar për tregun në Vlorë protestojnë para aktivitetit, momenti kur Elisa Spiropali iu bashkohet për t’i dëgjuar

Këtë të shtunë, një grup qytetarësh protestuan në Vlorë lidhur me shqetësimet për zhvendosjen e tregut, pak para nisjes së një aktiviteti zyrtar.

Gjatë protestës, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali zgjodhi të mos iu shmangej qytetarëve, por iu afrua për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Ajo komunikoi drejtpërdrejt me protestuesit, duke kontribuar në qetësimin e situatës dhe duke sqaruar qëndrimin institucional.

Dialogu u zhvillua pa tensione dhe, në përfundim, një pjesë e qytetarëve reaguan me duartrokitje. Situata u menaxhua pa incidente dhe aktiviteti vijoi normalisht.