Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës. Një automjet ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e kësaj është dëmtuar këmbësorja 49-vjeçare, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë.

Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtories Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore appeared first on Lapsi.al.