Kodi Penal/ Gaz Bardhi: Të depenalizohen veprat e fyerjes dhe shpifjes

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet në Kodin Penal të diskutuar në seancën maratonë parlamentare.

Sipas Bardhit, standardet europiane për lirinë e shprehjes dhe raportet e OSBE-ODIHR kërkojnë që Shqipëria të depenalizojë veprat penale të fyerjes dhe shpifjes, duke i konsideruar vetëm shkelje civile.

Bardhi thekson se, kjo masë është e rëndësishme për garantimin e lirisë së shprehjes, veçanërisht për median dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Ai nënvizoi se, opozita mbështet depenalizimin e plotë të veprave penale të shpifjeve/fyerjeve, si dhe mbështet reformimin e rregullave civile për këtë shkelje sipas standardeve europiane.

“Standardet europiane për lirinë e shprehjes dhe raportet e OSBE-ODIHR kërkojnë që Shqipëria të depenalizojë veprat penale të fyerjes dhe shpifjes, duke i konsideruar vetëm shkelje civile. Kjo masë është e rëndësishme për garantimin e lirisë së shprehjes, veçanërisht për median dhe aktivistët e shoqërisë civile. Sot janë plot 77 gazetarë në Shqipëri që po përballen me akuza për shpifje nga politikanë apo ish-prokurorë/gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu. Ky përbën një rrezik real për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Për këtë arsye, opozita mbështet depenalizimin e plotë të veprave penale të shpifjeve/fyerjeve, si dhe mbështesim reformimin e rregullave civile për këtë shkelje sipas standardeve europiane”, deklaron Bardhi.

The post Kodi Penal/ Gaz Bardhi: Të depenalizohen veprat e fyerjes dhe shpifjes appeared first on Lapsi.al.