Tentoi të trafikonte armë dhe municione nga Shqipëria në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Rinas –

Një operacion policor çoi në bllokimin e një tentative për trafikim armësh nga Shqipëria në Itali. Gjatë kontrolleve të intensifikuara, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Një shtetas shqiptar, 30 vjeç, rezident në Itali, u arrestua pasi u kap me armën e paligjshme në bagazhet e tij. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.