Detaje të reja nga aksidenti në Gramsh/ Humb jetën mësuesja, infermjerja rëndë sillet tek Trauma në Tiranë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”.

Policia ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se nga ky aksident ka humbur jetën një person, infermierja Dëshira Hoxha.

Mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.

Mësohet se në sallën e operacionit ka komunikuar drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ndodhi kur mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve në fshatra, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

“Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Shaban Kotorri ., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Shaban Kotorri ., dhe shtetasja Albana Boja, pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja Dëshira Hoxh, 43 vjeçe, pasagjere në kamion.”- njofton policia.

The post Detaje të reja nga aksidenti në Gramsh/ Humb jetën mësuesja, infermjerja rëndë sillet tek Trauma në Tiranë appeared first on GIJOTINA.