Tragjike në Selenicë/ Zjarr në banesë, humb jetën i moshuari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lapardha, të Bashkisë Selenicë, ku një 85-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Bëhet me dije se shkak i vdekjes së moshuarit, dyshohet se është asfiksia nga tymi, pasi banesa e 85-vjeçari është përfshirë nga një zjarr aksidental.

Ndërsa bëhet me dije se policia është vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.

The post Tragjike në Selenicë/ Zjarr në banesë, humb jetën i moshuari appeared first on Lapsi.al.