LAJM I FUNDIT/ Zjarr i fuqishëm në Orikum, dyshohet se është i qëllimshëm

Një zjarr i madh ka përfshirë Orikumin, pranë bazës së Pashalimanit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke djegur shkurre e pemë.

Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. /LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ Zjarr i fuqishëm në Orikum, dyshohet se është i qëllimshëm appeared first on Lapsi.al.