Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tepelenë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe tëntativë vrasje.

Sipas Policisë, në pranga ka rënëLulëzim Doka,i cili kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste.

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë appeared first on GIJOTINA.