Pezullimi i Ballukut/ Kushtetuesja: Do njoftojmë për datën e vendimit

Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin e çështjes ndaj zëvëndës-kryeministres dhe ministres ministër së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku: Data dhe ora e vendimit do t’u njoftohet.

Seanca u mbajt pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

Presidenti Begaj do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali, këshilltar, Hemioni Braho, shef kabineti dhe Eriola Shia, Drejtore e përgjithshme.

Ndërkohë Kuvendi përfaqësohet nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.

The post Pezullimi i Ballukut/ Kushtetuesja: Do njoftojmë për datën e vendimit appeared first on Lapsi.al.