E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Ilia Dilo Sheperi” në Tiranë.

Një 30-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë, familjarët kanë deklaruar se e reja vuante nga depresioni.

“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën ‘Ilia Dilo Sheperi’, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e Policisë.

The post E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati dhe humb jetën appeared first on GIJOTINA.