Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.
Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në kuadër të hetimeve për këtë çështje të rëndë penale.
Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.
The post Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Tiranë Armando Marku appeared first on Lapsi.al.