Aksident në Lungomare, dy automjete përplasen e dalin nga rruga

Një aksident ka ndodhur në zonën e Lungomares. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë dalë nga rruga. Njëri nga drejtuesit është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Aksident në Lungomare, dy automjete përplasen e dalin nga rruga appeared first on Lapsi.al.