Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim –

Ndeshjet e Superiores prodhuan rezultate interesante. Flamurtari triumfoi 3-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Vlonjatët shënuan me Urbaez, Marku dhe Maksuti. Me këtë rezultat, ekipi i Moreioros shkon në vendin e 8-të me 18 pikë. Ballshiotët janë në vendin e 9-të me 18 pikë.

Në sfidën tjetër, barazim 2-2 mes Egnatias dhe Elbasanit. Loukili dhe Lajthia “tundën rrjetën” për skuadrën nga Elbasani, sakaq për kampionët shenoi Fernando Medeiros.

Përballja mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Egnatias dhe Elbasanit ka dhuruar emocione të shumta dhe tension deri në minutën e fundit.

Egnatia arriti të barazojë dy herë rezultatin, falë dy penalltive të shndërruara në gol nga Fernando, ndërsa Elbasani kishte kaluar fillimisht në avantazh me golat e Loukili dhe Lajthias. Ritmi i lartë, ndërhyrjet e shumta dhe polemikat për vendimet arbitrare e bënë këtë duel një nga më dramatikët e sezonit.

gijotina.com/