Një punonjëse burgu në Angli është dënuar me burg pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur, ndërkohë që kamera e trupit që ajo mbante gjatë shërbimit ishte duke regjistruar.
Sipas The Sun, i burgosuri është një shtetas shqiptar, i identifikuar si Erion Nakdi, 42 vjeç, i dënuar për trafik droge. Gardiania, Rebecca Pinckard, 46 vjeçe, kishte pranuar më herët fajësinë për sjellje të pahijshme në një institucion publik në burgun HMP Highpoint, në Stradishall.
Ngjarja u zbulua pasi pamjet e kamerës së trupit treguan dyshen duke kryer akte intime brenda një dollapi shërbimi. Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur gjithashtu se Pinckard ishte paralajmëruar më parë për sjellje tepër të afërta me të burgosurit, përfshirë dhënien e tortave dhe ëmbëlsirave.
Si pasojë, Pinckard u dënua me 32 javë burg. Ndërkohë, Nakdi, i cili pranoi edhe posedimin e një telefoni celular brenda burgut, mori një dënim shtesë prej 10 muajsh, përveç dënimit ekzistues prej mbi 16 vitesh për trafikim të drogave të klasit A.
The post Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli appeared first on GIJOTINA.