Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, në zonën e Palasës.
Një fadromë ka goditur për vdekje një punëtor, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, kujt firme i përket fadroma apo rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.
Njoftimi i policise
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
The post Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit appeared first on GIJOTINA.