“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se nuk ka patur asnjë  konflikt dhe pistë  tjetër që  mund të  çojë në  vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të  tij për të  qenë  me vajzën e të  dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të  këtij të  fundit për t’i dhënë dorën e vajzës.

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar dhe dëshminë e vajzës e cila u shpreh se nuk kishte asnjë kontakt me të riun.

Madje, sipas saj, shumë vonë e ka marrë vesh arsyen përse ai kishte mbërritur herën e parë në banesën e tij.

Kjo vetëm pasi babai i saj e kishte pyetur nëse kishte kontakt me Pavlin Prekën.

The post “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut appeared first on GIJOTINA.