Takimet e Salianjit rindezën PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje –

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alihemeti ishte sot i ftuar në News24, ka bërë një analizë të situatës politike.
Ai ka vlerësuar se mashoranca po përdor pushtetin për të mbrojtur veten nga drejtësia dhe kontretisht nga SPAK. Sa i përket situatës brenda PD, Alimehmeti u shpreh se partia ishte e përgjumur dhe zgjimi i saj u arrit falë takimeve të zhvilluara nga Ervin Salianji.

“Qeverisemi nga njerëz që nuk na qeverisin dot, efektet janë sot në sytë e të gjithëve. Syrin e kanë vetëm të merren me fondet publike dhe jo të na qeverisin. Shqipërisë duhet t’i gjejmë një zgjidhje, ndodhet në një emergjencë kombëtare.

Çdo takim opozitar ka vlerën e vet, ka vlerë edhe çdo takim me partitë e tjera, sa kohë kemi një emërues të përbashkët që është rrëzimi i qeverisë, çdo organizim ka vlerë.
Unë kam takime të vazhdueshme me kreun e PD, bashkëpunoj me të gjithë në PD dhe në opozitë. Kjo është për mua ajo që duhet të bëjë gjithkush që merret me politikë. Nëse emëruesi i përbashkët është i njejtë nuk ka pse të ketë probleme. Mund të kemi mendime të ndryshme se si bëhet më e mira, e rëndësishme është të kemi një emërues të përbashkët.
E vërteta është që kishte një përgjumje dhe kishte nevojë për një zgjim, çka u arrit. U arrit të shkohej në bazë”, tha ai.

gijotina.com/