Rama: 1587 banesa të përmbytura, 339 persona të evakuuar

Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, lidhur me situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se situata është serioze, ndërsa dha edhe shifra konkrete mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

“Ka prani uji në 1587 banesa, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje,” deklaroi Rama.


Kreu i qeverisë u ndal edhe te reagimet politike në këto momente, duke kritikuar opozitën për qëndrimet e saj.

Sipas tij, “reagimet nga opozita në këto kohë përmbytjesh janë të tepërta dhe nuk i japin zgjidhje personave të prekur nga kjo situatë.”

Rama theksoi gjithashtu se shkak për situatën e krijuar janë reshjet e pazakonta për këtë periudhë.

“Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më e madhe sesa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit,” u shpreh kryeministri.

The post Rama: 1587 banesa të përmbytura, 339 persona të evakuuar appeared first on Lapsi.al.