Ditën që Balluku del në terren, amerikanët çojnë “porosi” në SPAK

Ditën që e pandehura Belinda Balluku doli në terren për përmbytjet, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Klodjan Brahon dhe kreun e BKH-së, Joni Keta. Me siguri jo rastësisht, por për të dhënë mesazhin se goditja ndaj saj përmes dosjeve që janë hapur, duhet finalizuar.

VanHorn ka përgëzuar Brahon dhe Ketën për rolet e tyre drejtuese, ndërsa ka theksuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Postimi i plotë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

The post Ditën që Balluku del në terren, amerikanët çojnë “porosi” në SPAK appeared first on Lapsi.al.