Rama mbledh kabinetin qeveritar për herë të parë këtë vit

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në Tiranë.

Raportohet se takimi do të ketë si qëllim diskutimin rreth objektivave dhe prioritetëve të qeverisë për vitin 2026.

Takimi pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe synon të bëjë një pasqyrë të planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në fokus gjatë këtij viti.

The post Rama mbledh kabinetin qeveritar për herë të parë këtë vit appeared first on Lapsi.al.