Rrëshqitje dherash në Dardhas të Pogradecit, dëmtohen varrezat e fshatit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të rrugës në aksin që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional duke bllokuar kështu disa fshatra.

Emergjencat Civile dhe forcat e bashkisë janë në terren për monitorimin e situatës. Sakaq, kësaj situate problematike të vështirë si kanë shpëtuar as disa varre, të cilët janë shkatërruar nga rrëshqitja e dherave.

The post Rrëshqitje dherash në Dardhas të Pogradecit, dëmtohen varrezat e fshatit appeared first on Lapsi.al.