Evakuohen mbi 40 familje në Durrës! Emergjencat Civile, FA dhe Ushtria në terren –

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se si pasojë e përmbytjeve mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura.

Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites me katër pompa te fuqishme, pasi janë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Reshjet e dendura të shiut kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme, duke shkaktuar situata shqetësuese në disa qytete.