Një 22-vjeçar autor i disa vjedhjeve në Vlorë ka rënë në prangat e policisë.
Sipas njoftimit të bluve i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’.
Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit blutë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një thikë.
The post Ishte kthyer në makth për bizneset/ Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.