Aksident në Tiranë, autobusi përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”, Tiranë.

Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë në Tirane pasi është përplasur nga një autobus në zonën e Mulletit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori Zaim Ismaili  është përplasur nga autobusi i linjës që shkon në Kërrabë që drejtohej nga Ndricim Hidri  i cili tashmë është arrestuar.

“-N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

The post Aksident në Tiranë, autobusi përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi appeared first on GIJOTINA.