“Je extension, më lër t’i marr leje babait tënd” / ‘Trekëndëshi’ Miri-Selin-Lorna, banoret përplasen në Prime: Magjistare që merresh me

Selin dhe Lorna kanë vazhduar me debatet e tyre brenda në shtëpinë e Big Brother, ku në mes ndodhet sërish Miri, duke krijuar kështu një ‘trekëndësh’.

Përplasjet e të dyja banoreve kanë agravuar në Prime-n e së shtunës, ku vajzat nuk i kursyen komentet ndaj njëra-tjetrës.
Lorna: Për të sqaruar të gjithë gjënë. Sa i përket marrëdhënies së tij me Selin, nuk jam xheloze. Nuk më intereson fare, sepse Selin është “vajza” e tij. Unë me Mirin kam një raport komplet tjetër. Sa i përket marrëdhënies time me Mirin, fakti që kishim mendime të përbashkëta, Miri tha një shprehje që në një jetë të mëparshme, mbase… Sa i përket pozicionit tim, ai që më pëlqen më shumë është që të jem përballë Mirit. Unë e kam Mirin. Selin është extension i Mirit. Kur flas me Selin, duhet të futet i “ati” i saj. Nëse sulmoj Selin, do më dalë dhe Miri.

Selin: Do të doja ta sqaroja në një vend tjetër. Lorna tregon që është shumë e vogël dhe ofenduese. Lorna në tre-ditëshin e fundit më ka bërë pa nder, pa personalitet.
Lorna: Je bishti i Mirit. Një gjë ekstra.
Selin: Lorna e ka në tipologjinë e saj që, në një debat, nuk mund të përballet me mua. Magjistare je se merresh me horoskopin.
Lorna: Është ofendim. Nuk është hera e parë që e bën këtë gjë.
Selin: Lorna, kujdes. Po e tepron.
Lorna: Më fal, më lër t’i marr leje babait tënd. Të iku natën e Vitit të Ri se s’kishe vëmendje. Të ikën truri si për Brikenën, si për të gjithë. Je urryese.
Miri: Po të kisha diçka për të thënë tani, me këtë muhabet të ikën mendimi. Marrëdhënia ime me Selinën është thënë në Prime-n e parë. Pa dëshirën e saj, unë Selinën do e mbroj, se ashtu kam vendosur. Kurse me Lornën, ajo e ka bërë të qartë që kur e nxori në nominim dhe tha që dua ta heq Selinën që të jem krah teje.
Lorna: Po ti s’ke bërë aleanca me mua? Me Mirin e kam.
Miri: Atëherë përse nuk më more mua?
Lorna: Do të të lë për më vonë.
Miri: Më ke thënë që me ty po sillesh kështu se ke diçka nga jashtë dhe me Selinën se ke diçka nga jashtë.

The post “Je extension, më lër t’i marr leje babait tënd” / ‘Trekëndëshi’ Miri-Selin-Lorna, banoret përplasen në Prime: Magjistare që merresh me appeared first on www.lexo.al.